Studio dhe aftësohu profesionalisht në fushën e Dizajnit të Integruar

01/09/2020

UBT ka përshtatur në mënyrë të përsosur programin Dizajn i Integruar me të gjitha fushat e dizajnit, me qëllim që studentët të përfitojnë njohuri gjithëpërfshirëse, në mënyrë që t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e tregut të punës.

 

UBT u ofron studentëve një program të integruar dhe ndërdisiplinor studimi, program unik, në të cilin studentët do të kenë mundësi që të aftësohen për të punuar në fusha të ndryshme.

 

Tregu dhe ekonomia janë gjithmonë në ndryshim e sipër, andaj studentët e UBT-së pajisen me aftësi që i bëjnë ata më fleksibil dhe të përshtatshëm përballë këtyre ndryshimeve.

 

Fakulteti i Dizajnit të Integruar është fakulteti i parë në Kosovë dhe rajon që i aplikon dhe integron në sistemin akademik teknologjitë e Realitetit Virtual (Virtual Reality) dhe Realitetit të Shtuar (Augmented Reality).

 

Diploma e njohur ndërkombëtarisht u hap rrugë studentëve që të kenë mundësi studimi në shumë universitete prestigjoze partnere, me renome botërore

 

Programi Dizajn i Intergruar ofron këto specializime:

  • Dizajn Grafik dhe i Komunikimit
  • Dizajn i Produkteve
  • Dizajn Tekstili dhe Mode
  • Dekorim Ndërtesash dhe Mobilim

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/