Kohëzgjatja: 18 orë
Qëllimi i Trajnimit:
Ky trajnim synon zhvillimin e kapaciteteve profesionale për identifikimin, analizimin dhe prioritarizimin e nevojave për trajnim dhe zhvillim në kuadër të organizatave dhe institucioneve. Trajnimi fokusohet në përdorimin e metodave dhe mjeteve praktike për vlerësimin e boshllëqeve të kompetencave, lidhjen e nevojave të trajnimit me objektivat strategjike dhe planifikimin efektiv të ndërhyrjeve zhvillimore.
Grupi i Synuar:
Menaxherë, zyrtarë të burimeve njerëzore, koordinatorë trajnimesh, trajnerë, drejtues institucionesh publike dhe private, si dhe profesionistë të angazhuar në zhvillimin organizativ.
Përfitimet pas Trajnimit:
- Aftësi për kryerjen e analizës së strukturuar të nevojave të trajnimit
- Përdorim i metodave praktike për mbledhjen dhe analizën e të dhënave
- Planifikim më efektiv i programeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional
- Rritje e ndikimit dhe efikasitetit të investimeve në burime njerëzore
Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a