Abuzimi i fëmijëve – Roli i mësimdhënësve në identifikim, raportim dhe përkrahje

Abuzimi i fëmijëve – Roli i mësimdhënësve në identifikim, raportim dhe përkrahje

Kohëzgjatja: 30 orë

Qëllimi i Trajnimit:
Ky trajnim synon fuqizimin e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe stafit arsimor për identifikimin e hershëm, raportimin korrekt dhe përkrahjen institucionale të rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve. Trajnimi ofron njohuri të thelluara mbi format e abuzimit, indikatorët paralajmërues, kuadrin ligjor dhe procedurat institucionale për mbrojtjen e fëmijëve, duke u bazuar në praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.

Grupi i Synuar:
Mësimdhënës të arsimit fillor dhe të mesëm, edukatorë, drejtorë shkollash, psikologë dhe pedagogë shkollorë, punëtorë socialë, si dhe staf tjetër arsimor dhe mbështetës.

Përfitimet pas Trajnimit:

  • Aftësi për identifikimin e shenjave të abuzimit fizik, emocional dhe psikologjik
  • Njohuri të qarta mbi procedurat e raportimit dhe përgjegjësitë ligjore
  • Përmirësim i rolit mbrojtës të shkollës dhe mësimdhënësit
  • Kontribut në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbështetës për fëmijët

Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a