Zhvillues i Aplikacioneve

Niveli i Kualifikimit: Niveli 5 (4 semestra)
Kohëzgjatja: 4 semestra (teori + praktikë profesionale)

Qëllimi i Kualifikimit:
Ky kualifikim synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve softuerike, duke mbuluar teknologjitë moderne të zhvillimit web dhe mobile. Programi është i orientuar drejt kompetencave praktike, projekteve reale dhe nevojave të tregut të punës në sektorin e teknologjisë informative.

Grupi i Synuar:
Nxënës të arsimit të mesëm profesional, të rinj dhe të rritur që synojnë karrierë në zhvillim softuerik dhe sektorin IT.

Kompetencat Kryesore të Fituara:

  • Programim në gjuhë moderne (frontend dhe backend)
  • Zhvillim aplikacionesh web dhe mobile
  • Dizajn i bazave të të dhënave dhe integrim API
  • Testim, dokumentim dhe mirëmbajtje softueri
  • Punë në projekte reale dhe ekipe zhvillimi

Përfitimet pas Kualifikimit:

  • Punësim si zhvillues aplikacionesh (junior/mid)
  • Vazhdim studimesh në fushën e IT-së
  • Aftësi të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar

Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a