Kolegji UBT ofron një proces pranimi të qartë dhe rigoroz për programin Master në Studimet e Sigurisë. Pranimi bazohet në ligjet kombëtare dhe rregulloret institucionale, dhe ndryshon varësisht nga gjuha e instrukcionit dhe prejardhja e kandidatit (vendor apo ndërkombëtar).
Kushtet e pranimit
Nëse gjuha e mësimdhënies është shqip, kriteret për pranim janë si në vijim:
- Përfundimi i arsimit të lartë, nivel Bachelor.
- Nota mesatare minimale 8.5 sipas sistemit të notimit në Kosovë.
Nëse gjuha e mësimdhënies është anglisht, kriteret për pranim janë si në vijim:
- Përfundimi i arsimit të lartë, nivel bachelor.
- Nota mesatare ekuivalente me 8.5 sipas sistemit kosovar (ekuivalenca vlerësohet për studentët ndërkombëtarë).
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, përmes:
- TOEFL iBT (Computer-Based) me së paku 110 pikë, ose
- Certifikatë ekuivalente në nivelin C1 sipas CEFR.
- UBT është qendër e licencuar për mbajtjen e testit TOEFL në Kosovë.
Për studentët ndërkombëtarë, kërkohet njohja dhe ekuivalenca e diplomave të shkollës së mesme përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës përpara aplikimit.
Procesi i aplkimit
- Thirrja Publike: UBT publikon thirrje zyrtare për pranim në uebfaqen zyrtare dhe kanale të tjera të komunikimit.
- Dorëzimi i Dokumenteve:
- Diploma e nivelit BA.
- CV
- Kopja e letërnjoftimit/pasaportës.
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (nëse aplikohet).
- Dokumentacioni për ekuivalencën e notave (për aplikantët ndërkombëtarë).
- Vlerësimi: Këshilli i Fakultetit shqyrton secilën aplikim bazuar në notë mesatare, rezultatet e provimeve dhe dokumentacionin e dorëzuar.
- Vendimi Final: Aplikantët e suksesshëm njoftohen individualisht për pranimin e tyre.