Kolegji UBT ofron një mjedis modern dhe dinamik për studentët e programit Studimet e Sigurisë (MA). Aktivitetet mësimore zhvillohen kryesisht në Kampusin e Inovacionit në Lipjan e atë në Dugagjin, të pajisur me amfiteatro, laboratorë, studio, qendra këshillimi dhe bibliotekë të pasur. Programi mbështetet nga laboratorë të dedikuar kompjuterikë, të pajisur me teknologji të avancuar dhe softuerë të licensuar. Studentët kanë qasje në qendra kërkimore moderne, softuer për statistika, që mundësojnë të nxënit praktik. Biblioteka e UBT-së përmban mbi 10,000 tituj, me më shumë se 560 libra të dedikuar për fushën e pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës. Gjithashtu, ofron qasje në databaza elektronike si JSTOR, EBSCO, SAGE dhe Scopus. Hapësirat për lexim dhe punë në grupe janë të mjaftueshme dhe biblioteka është e hapur jashtë orarit mësimor.Infrastruktura është e përshtatur për studentët me nevoja të veçanta dhe garanton mbështetje afatgjate për zhvillimin dhe suksesin e programit.