Objektivat e Programit Master (LLM) në të Drejtën Tregtare:
- Zhvillimi i njohurive të thelluara në të drejtën tregtare:
Programi synon të zhvillojë aftësinë e studentëve për të interpretuar në mënyrë kritike strukturat dhe parimet e të drejtës tregtare, me njohuri të avancuara mbi themelimin, qeverisjen dhe shaurjen e shoqërive tregtare. - Përvetësimi i metodologjive të avancuara kërkimore:
Programi synon t’i pajisë studentët me aftësitë për të kryer kërkime shkencore duke përdorur metodologji të avancuara, si dhe për të analizuar në mënyrë kritike të dhënat në fushën e të drejtës tregtare për të mbështetur gjetjet kërkimore. - Kuptimi i thelluar i të drejtës së kontratave afariste:
Objektivi është që studentët të jenë në gjendje të analizojnë të drejtën e kontratave afariste, duke përfshirë formimin e kontratës, ekzekutimin dhe shkeljen e saj, dhe të demonstrojnë njohuri të avancuara në këtë fushë. - Krahasimi i kuadrove ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në të drejtën tregtare:
Programi synon të lehtësojë studentët në krahasimin e aspekteve ligjore të të drejtës së shoqërive tregtare, kontratave tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare, të drejtës së pronësisë intelektuale, të drejtës financiare dhe bankare, të drejtës së konkurrencës, të drejtës së falimentimit dhe arbitrazhit në Kosovë me kuadrin evropian dhe standardet globale. - Menaxhimi kreativ i të drejtave të pronësisë intelektuale:
Programi do t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë zgjidhje kreative për fusha të specializuara të të drejtës së pronësisë intelektuale, si patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare, dhe të demonstrojnë ekspertizë në menaxhimin e të drejtave të pronësisë intelektuale brenda një konteksti biznesor. - Analiza e të drejtave të avancuara të shoqërive tregtare dhe të ligjeve afariste:
Objektivi është të pajisë studentët me një kuptim të avancuar mbi të drejtat e shoqërive tregtare, etikën e biznesit, të drejtën e kontratave tregtare, të drejtën financiare dhe bankare, arbitrazhin tregtar ndërkombëtar, të drejtën tregtare ndërkombëtare dhe tregun e brendshëm të BE-së. - Krijimi i një koncepti sistematik të proceseve gjyqësore tregtare:
Programi synon të zhvillojë aftësinë e studentëve për të ndërtuar një kuptim sistematik të strukturave institucionale dhe procedurave në proceset gjyqësore tregtare. - Menaxhimi i ekipeve dhe simulimi i proceseve gjyqësore tregtare:
Programi do t’u mundësojë studentëve të menaxhojnë ekipe në simulimin e proceseve gjyqësore tregtare, hartimin e kontratave tregtare dhe ofrimin e analizave kritike mbi fenomenet, tendencat dhe reformat në të drejtën tregtare të avancuar, duke kontribuar në avancimin e njohurive në këtë fushë. - Zgjidhja e problemeve në qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale të korporatave:
Objektivi është të zhvillojë aftësitë për zgjidhjen e problemeve në trajtimin e çështjeve komplekse që lidhen me praktikat e qeverisjes korporative dhe përgjegjësinë sociale të korporatave, si dhe të analizojë ndikimin e tyre në performancën e biznesit dhe marrëdhëniet me palët e interesuara, duke demonstruar njohuri të avancuara në këto fusha. - Planifikimi dhe zbatimi i projekteve kërkimore në të drejtën tregtare:
Programi do t’i përgatisë studentët të planifikojnë një projekt kërkimor mbi një temë të të drejtës tregtare, të formulojnë pyetje dhe hipoteza kërkimore, të analizojnë dhe interpretojnë në mënyrë kritike gjetjet, dhe të demonstrojnë rigorozitet akademik në një tezë të strukturuar mirë dhe të mbrojtur.
Këto objektiva janë projektuar për të përgatitur profesionistë të avancuar që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një mjedisi të fortë dhe të qëndrueshëm ligjor, veçanërisht në fushën e së drejtës tregtare, duke i pajisur studentët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të operuar në një peizazh ligjor gjithnjë më ndërkombëtar dhe kompleks.
Misioni: Misioni i programit LLM në Drejtësinë Komerciale është të edukojë profesionistë të kualifikuar dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara në fushën e të drejtës komerciale. Ne synojmë të kontribuojmë në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajonin më të gjerë, duke ofruar një arsim që integrohet me korniza teorike dhe aplikime praktike. Programi ynë inkurajon studentët të interpretojne në mënyrë kritikte srukturat dhe parimet e të drejtës së shoqërive tregtare, duke demonstruar njohuri të plota mbi krijimin, menaxhimin dhe shpërbërjen e shoqërive. Kjo është në përputhje me angazhimin tonë për të krijuar një mjedis akademik dinamik ku inovacioni dhe ekselenca bashkohen. Për më tepër, ne theksojmë rëndësinë e kryerjes së kërkimeve shkencore në mënyrë efektive, duke përdorur metoda të avancuara dhe duke analizuar në mënyrë kritikte të dhënat për të mbështetur kërkimin në të drejtën komerciale. Duke zhvilluar këto aftësi, ne i përgatisim studentët të angazhohen në mënyrë të thelluar me çështje të ndërlikuara ligjore në një peizazh të globalizuar biznesi. Gjithashtu, kurrikula jonë ofron një analizë të thelluar të të drejtës së kontratave tregtare, duke përfshirë krijimin e kontratave, përmbushjen dhe shkeljen e tyre, duke siguruar që studentët tanë të fitojnë njohuri të avancuara në këtë fushë thelbësore. Programi ynë gjithashtu inkurajon zhvillimin e zgjidhjeve kreative në fusha të specializuara të të drejtës së pronës intelektuale, si patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare. Duke pajisur studentët me njohuri për menaxhimin e të drejtave të pronës intelektuale brenda një konteksti biznesi, ne forcojmë gatishmërinë e tyre për të përballuar sfidat reale. Përveç kësaj, ne fokusohemi në zhvillimin e një kuptimi sistematik të strukturave dhe procedurave institucionale në proceset gjyqësore komerciale. Studentët do të menaxhojnë grupe për të simuluar procese gjyqësore komerciale, do të hartojnë kontrata tregtare dhe do të ofrojnë analiza kritike të fenomeneve dhe tendencave në të drejtën komerciale të avancuar, duke përmirësuar kështu aftësitë e tyre praktike dhe njohuritë teorike.