Me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e eksperiencave akademike dhe organizative, UBT i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimeve me institucione akademike dhe profesionale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Partnerët ndërkombëtarë të UBT-së janë institucione të njohura dhe të respektuara në fushën e drejtësisë dhe arsimit të lartë. Bashkëpunimi i ndërsjellët me këto institucione, me të cilat UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përbën mekanizmin kryesor për:
Përveç bashkëpunimeve lokale dhe rajonale, UBT ka arritur të nënshkruajë marrëveshje serioze bashkëpunimi me rreth 280 universitete në botë, duke zgjeruar kështu horizontet akademike dhe mundësitë e ndërveprimit kulturor dhe shkencor. Këto bashkëpunime ndërkombëtare manifestohen përmes aktiviteteve të ndryshme akademike, duke përfshirë konferenca, seminare dhe projekte të përbashkëta, të cilat krijojnë një platformë të fuqishme për njohjen dhe shkëmbimin e kulturave, zhvillimin shkencor dhe shpërndarjen e njohurive, dhe qëllimin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në UBT.