Pse është ky program jetik për Kosovën?
Sistemi shëndetësor i Kosovës ka nevojë të madhe për profesionistë të fushës së shëndetit publik, të cilët nuk fokusohen vetëm në trajtimin e sëmundjeve, por në parandalimin, edukimin, planifikimin dhe reagimin ndaj krizave. Shembulli më i qartë është periudha e pandemisë COVID-19, ku ekspertët e shëndetit publik ishin në vijën e parë të frontit, duke organizuar testime, ndjekje të rasteve, informim të qytetarëve dhe hartim të politikave që shpëtuan jetë.
Gjithashtu, Kosova përballet me sfida serioze si ndotja e ambientit, prevalenca e sëmundjeve kronike, mungesa e edukimit shëndetësor në shkolla dhe komunitet, nevoja për promovim të jetës së shëndetshme dhe organizim të qëndrueshëm të kujdesit parësor. Ky program u jep zgjidhje praktike këtyre sfidave.
Karriera dhe mundësitë pas diplomimit
Ata mund të punojnë si:
Po ashtu, falë bashkëpunimeve të shumta nëndërkombëtare, studentët e UBT mund të vazhdojnë studimet master në universitetet europiane apo të aplikojnë për punë në institucione prestigjioze.