Studime dhe përvojë praktike: Studentja Erzë Daku në një program mobiliteti ndërkombëtar në Portugali
04/05/2026Studentja e UBT-së, Erzë Daku, aktualisht pjesë e një shkëmbimi ndërkombëtar në Polytechnic Institute of Tomar në Portugali, ku po ndjek studimet në fushën e Auditimit dhe Kontabilitetit.

Përveç njohurive akademike në auditim dhe kontabilitet, eksperienca e Erzës përfshin analizimin e rasteve reale të bizneseve, pjesëmarrje në aktivitete studentore ndërkombëtare dhe zhvillimin e ideve inovative në bashkëpunim me studentë nga vende të ndryshme të botës.
Si pjesë e programit Erasmus, Erza është e angazhuar në shkëmbimin e ideve financiare ndërkombëtare, organizimin e mini-debateve mbi ekonominë reale dhe simulimin e vendimmarrjeve financiare, duke fituar një kuptim praktik të funksionimit të bizneseve.