Studentët prezantojnë projektet për objektet ekonomike në Kosovë

13/02/2017

Studentët e vitit të tretë (grupet G1, G2, G5, G6)  të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë prezantuar projektet e tyre në fushën e objekteve ekonomike në lëndën Studio Dizajn 3.

 

Projektet përfshijnë: Objektet industriale-fabrikat; Qendrat tregtare; Terminalet (Aeroportet, stacionet e trenave, stacionet e autobusëve, objektet garazhuese); Objektet bujqësore (shtallat).


Projektet shkollore prezantojnë trajtimin e problemeve që ka ekonomia e Kosovës, duke ofruar zgjidhje profesionale për objektet që i dedikohen kësaj fushe. Studentët, të mbështetur nga stafi akademik, dr. Lulzim Beqiri, dr. can. Mimoza Sylejmani, dr. can. Petrit Ahmeti, MSc Visar Dushi dhe MSc. Ilir Dalipi, kan zhvilluar për 12 javë alternativat për problematikat e lartpërmendura dhe të njejtat i kanë prezantuar për pesë ditë para stafit akademik.


Numri i projekteve të prezantuara nga studentët e degës së Prishtines dhe të Ferizajt kalon mbi 250.  

Projektet u mundësuan studentëve të kuptojnë kërkesat që i ka fusha e ekonomisë dhe qasja që kërkohet nga arkitektët për zgjidhjen e tyre.