Studentët e UBT-së vizituan universitetin turk “Mimar Sinan Fine Arts”

12/06/2017
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Arkitekturës dhe të Dizajnit të Integruar, të udhëhequr nga dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe nga profesorët në UBT, prof. dr Ajhan Bajmaku dhe prof. Skender Kosumi, kanë realizuar vizitë studimore në Turqi, ku ndër tjerash, kanë vizituar universitetin e njohur turk “Mimar Sinan Fine Arts”.


Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga rektori i këtij universiteti, prof. dr Yalçin Karayağiz, i cili i informoi lidhur me punën dhe zhvillimet në këtë universitet, si dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi në mes universitetit të cilin ai e drejton dhe UBT-së, me qëllim të shkëmbimit të studentëve, pastaj për realizimin e punëtorive dhe konferencave ndërkombëtare të përbashkëta.


Pos kësaj, studentët patën mundësi të përcjellin edhe procesin mësimor në disa lëndë, të cilat ishin duke u zhvilluar gjatë kohës së vizitës, si dhe vizituan laboratorë të ndryshëm, bibliotekën e universitetit, galerinë e arteve moderne etj.