Studentët e UBT-së vizituan kampin ushtarak “Bondsteel”

21/06/2017

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, të shoqëruar nga profesorët e këtij departamenti, prof. dr Muhamet Ahmeti, prof. dr Elvida Pallaska, prof dr Visar Krelani, cand. dr Vlora Aliu dhe cand. dr Mimoza Sylejmani, vizituan kampin ushtarak amerikan në Kosovë “Bondsteel”, me ç’rast panë infrastrukturën e këtij kampi ushtarak.

 

Kjo vizitë është kryer me qëllim që të shihet mënyra e furnizimit me ujë, si dhe mënyra e trajtimit të ujërave të zeza brenda këtij vendi, ku përfaqësuesit e kampit, të angazhuar për furnizim me ujë, kanë sqaruar detaje lidhur me procesin teknologjik të marrjes, përpunimit dhe jonizimit, duke sjellë në këtë kamp standardet e kërkuara nga ushtria amerikane, teksa ata dhanë shpjegime edhe për rrjetin e shpërndarjes dhe për procesin e përcjelljes së ujit deri tek përdoruesit.


Tutje, është vizituar sistemi i trajtimit të ujërave të zeza , ku nga përfaqësuesi dhe përgjegjësi i këtij sistemi, janë dhanë të gjitha sqarimet për mënyrën dhe fazat e trajtimit të ujërave të zeza, deri në largimin e tyre dhe derdhjen në kanalin afër këtij kampi, ku tani këto ujëra janë plotësisht të pastra dhe nuk kane as një ndikim negativ në rrethinë.

 

Kjo vizitë pati një rëndësi të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit pasi që, për së afërmi u informuan lidhur me sistemin e pavarur të furnizimit me ujë edhe energji, pastaj me trajtimin e ujërave të zeza, me infrastrukturën , logjistikën dhe me tërë sistemin e këtij kampi , e po ashtu u njoftuan edhe me aspektin shoqëror se si zhvillohet jeta në këtë kamp.

 

Vlen të theksohet se grupi i përbërë nga studentët dhe stafi akademik i UBT-së , është ndër grupet e para që i është lejuar vizita e lirë në këtë kamp ushtarak shumë të rëndësishëm për forcat e NATO-s