Studentët e UBT-së vizitojnë Qytetin e Dritave

11/12/2017

 

Turi i vizitës nëpër Evropë, i organizuar nga UBT për studentët e vet, po vazhdon me vizitën e realizuar në shtetin e Francës, konkretisht në Paris, me qëllim të përfitimit të njohurive të reja mbi fushën e arkitekturës, ndërtimtarisë, artit e kulturës që ndodhet në këtë qytet.

 

Ata fillimisht vizituan “Pasage of the Paris” që është një pasazhi dhe shembulli më i vjetër i një qendre tregtare që posedon vlera të mëdha arkitekturore. 


Vizita në Paris vazhdoi në “Champs Elysees”, një rrugë e njohur për teatrot e saj, kafenetë dhe dyqanet e luksit dhe për paradën ushtarake, pastaj ata vizituan edhe “Eiffel Tower”, ikonën globale kulturore të Francës dhe një nga strukturat më të njohura në botë, si dhe “Notre-Dame de Paris”, ose ndryshe siç quhet edhe “Zonja e Parisit”, që është një katedrale katolike me arkitekturën e hershme romane. Tutje, ata realizuan vizitë në “École des Beaux-Arts”, si shkolla më me ndikim e artit në Francë.


UBT, si institucion që ndërlidh anën teorike me anën praktike, edhe në vazhdim do të organizojë aktivitete me qëllim të përfitimit të njohurive rreth fushave të ndryshme.