Studentët e UBT-së realizuan vizitë në objektet e SHSKUK-së dhe në Stadiumin e Prishtinës

17/01/2018

 

Studentët e Fakultetit i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës , në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në objektet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), të shoqëruar nga profesorët, dr.sc Nexhmi Krasniqi dhe dr.sc Anjeza Alaj.

 

Gjatë vizitës në këtë institucion, studentët janë njoftuar për aktivitetet në mirëmbajtjen dhe rikonstruktimin e objekteve ekzistuese ndërtimore, me mënyrën e realizimit të punimeve dhe me llojet e materialeve që janë përdorur në varësi të destinimit të objekteve, me ç’rast studentët shfaqën interes të veçantë për objektin e Psikiatrisë, ku si e veçantë e materialeve është përmendur lloji i materialit të dritareve, për shkak të sigurisë së shfrytëzuesve.

 

Pas kësaj vizite, studentët e vizituan Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, ku u njoftuam me llojet e materialeve për mirëmbajtje dhe rikonstruktim të objektit me theks të veçantë në rikonstruktimin e elementeve të konstruksionit mbajtës.

 

Në fund, studentët patën rastin të bënin edhe pyetje, teksa thanë se kanë përfituar njohuri të reja, që do t’i shfrytëzojnë edhe për punë praktike në të ardhmen.