Studentët e UBT-së përcollën punimet e Kuvendit Komunal të Ferizajt

30/01/2015

Një grup studentësh të Departamentit të Shkencave Politike në UBT morën pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ata përcollën nga afër zhvillimin seancës, gjithnjë në funksion të avancimit të njohurive në fushën e funksionimit të institucioneve komunale.