Studentët e UBT-së, pjesëmarrës në ekspozitën “Creative Skopje”

10/06/2016

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe të Planifikimit Hapësinor në UBT, Sokol Nikçi, Gazmend Abazi, Rina Kadriu, Egzon Nikçi, Endrit Sadiku, Granit Baliu dhe Behar Neziraj, bashkë me stafin akademik, Arbër Sadiku, Arnisa Kryeziu e Rineta Jashari, të enjten, kanë marrë pjesë në Shkup në ekspozitën “Creative Skopje” (Shkupi kreativ). Në ekspozitë kishte pjesëmarrës nga i gjithë rajoni, ndërsa studentët e UBT-së janë shquar me cilësinë e punimeve të tyre.