Studentët e UBT-së organizuan vizitë studimore nëpër Evropë

06/12/2013

Prishtinë  5 dhjetor 2013-  Mbi i 60 studentët të  Fakultetit  të Arkitekturës në UBT, gjatë këtyre ditëve   organizuan vizitë tetë ditore nëpër vende të ndryshme të Evropës . Këtij organizmi ju bashkëngjiten edhe disa nga stafi akademik  si prof. dr. Edmond Hajrizi, prof.  Muhamet Ahmeti dhe prof. Ajhan Bajmaku. 

Studentët gjatë vizitës  në Itali,   kanë vizituar Bienalen  e arkitekturës në Venedik, dhe objekte me vlera historike të periudhave të ndryshme kohore dhe me stile të ndryshme të ndërtimit,  dhe bukuritë natyrore dhe bregdetare. Ata, po kështu kanë vizituar edhe  qytete të ndryshme si Dubrovnikun, Rjekën,   Lubjanën, vizituan edhe disa pjesë të ndryshme  të qytetit të Vjenës, dhe shumë kompani të ndryshme biznesore dhe ndërtimore. 

Në qytetin e Vjenës,  përveç vizitës  nëpër  disa zona konkrete  urbane ata ndoqën edhe disa ligjërata në Universitetin Teknik të Vjenës,   të  mbajtur nga prof. Skënder Kosumi me temën “Revitalizimi dhe Regjenerimi i hapësirave urbane” dhe te  prof. Thomas Dillinger,  me temën “Vienna University of Technologie at a Glance”,  kurse presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi,  foli për bashkëpunimin mes UBT-së dhe Universitetit Teknik të Vjenës.

 “Njohurit që i kemi marrë gjatë studimeve  për objektet nëpër lëndë të ndryshme  na u dha rasti t’i shohim drejtpërsëdrejti, si  vizita në objektin e Zaha Hadid, vizita e pallatit mbretëror Schonbrun, vizita në  Kampusin e ri të  Fakultetit Ekonomik të Universitetit Teknik të Vjenës, poashtu qytetin e vjetër të Dubrovnikut, mënyra se si objektet i kanë mbijetuar kohës të bënë shumë përshtypje,  në Venecia të Italisë, arkitektura e veçantë e cila përsëritej në tërë qytetin, objektet e vjetra të cilat kanë ruajtur stilin e tyre ishte madhështore etj”, tha Blerta Emini, studente në UBT.   

Studentëve të UBT-së,  komoditet të këndshëm,  ju ofruan dhe i mirëpritën edhe hotelet e ndryshme, e sidomos në kryeqytetin e Dobrovnikut, Venedikut,  Vjenës etj.