Studentët e SHKI-së vizituan kompaninë “Formon”

21/04/2017

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, të specializimit në Dizajn dhe Multimedia, vizituan kompaninë vendore për prodhimin e printerëve 3D, “Formon”, ku u pritën nga themeluesit e kësaj kompanie, Rron Cena, Arianit Zabergja, Drin Hadri dhe Florian Piraj.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët morën informata rreth proceseve të printimit 3D, zhvillimit e këtij biznesi, funksionimin, ambientet e punës, si dhe për mundësitë e studentëve të UBT-së, për të kryer internship dhe t’u punësuar në të ardhmen në këtë kompani.

 

Në fund, studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje rreth produkteve që i prodhon kompania e prodhon.