Studentët e Shkencave Politike në UBT vizituan Ministrinë e Administratës Publike

07/04/2016

Studentët e Shkencave Politike në UBT, në kuadër të vizitave nëpër institucione të vendit, të enjten,  vizituan Ministrinë e Administratës Publike. Ata u pritën nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Hajredin Hyseni.

 

Zëvendësministri u shpjegoi studentëve për punën që e kryen kjo ministri, auditimin, reformat e administratës publike dhe për planet në të ardhmen.