Studentët e Ndërtimtarisë realizojnë vizitë dhe testime në laboratorin PROING

20/12/2017

 

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, në UBT, kanë vizituar laboratorin e testimeve të materialeve, PROING, në kuadër të lëndës “Teknologjia e Betonit”, nën shoqërimin e profesorëve, Visar Krelani dhe Driton Kryeziu.

 

Përgjegjësit e këtij laboratori i kanë informuar studentët për të gjithë hapat që duhet të bëhen gjatë testimit të mostrave të ndryshme, mënyrën e përgatitjes, ruajtjen, pastaj shënimet që duhet t’i përmbajë një mostër, si dhe standardet që duhet plotësuar në përputhje me standardet evropiane mbi testimin mostrave të çimentos.


Gjatë vizitës në PROING, studentët kanë pasur rast të bëjnë testime të materialeve ndërtimore, në një kohë kur testimi dhe verifikimi i materialeve mbeten sfidë për Inxhinierinë e Ndërtimit, andaj si cak i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, është që studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik, që kanë të bëjnë me rregullat dhe standardet në fuqi, për të evituar problemet që po paraqiten në mënyrë konstante në realitetin e ndërtimit në Kosovë dhe më gjerë.