Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan fabrikën “BINI”

06/04/2018

 

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Dizajnit të Integruar, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e prodhimit në fushën e mobilierisë, “BINI”.
Vizita është realizuar me qëllim që të shihet nga afër procesi teknologjik i prodhimit në aspektin praktik.

 

Studentët u pritën nga menaxheri i fabrikës, Besnik Ibrahimi, i cili i njoftoi me procedurat e prodhimit dhe mënyrën e dizajnimit të mobileve, për të ardhur deri tek një prodhim i pëlqyeshëm për tregun dhe klientët.

 

Krahas kësaj, studentët patën mundësi të shohin nga afër edhe procesin e përpunimit të drurit, prodhimin e dyerve, dritareve dhe produkteve të tjera në fushën e mobilierisë.

 

Vizita u zhvillua nën shoqërimin e ligjëruesit në UBT, Fatmir Azemi, në kuadër të lëndës ”Teknologjia e prodhimit”.