Studentët e Arkitekturës vizituan panairin ndërkombëtar të materialeve ndërtimore në Stamboll

24/04/2015

Studentët e Arkitekturës në UBT, të shoqëruar nga profesorët Ajhan Bajmaku dhe Muhamed Ahmeti, zhvilluan një varg aktivitetesh në vijim të vizitës së tyre në Stamboll të Turqisë.

 

Ata vizituan panairin ndërkombëtar të materialeve ndërtimore, një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në rajon, ku patën mundësi të njihen me materialet e ndryshme inovative.

Pas panairit, studentët vizituan edhe muzeun modern të Stambollit. Gjatë kësaj vizite, ata u takuan dhe zhvilluan bisedë me interes me kuratorin, kritikun dhe filozofin më të madh të Turqisë, drejtorin e Departamentit të Sociologjisë në Universitetin “Mimar Sinan”, prof.dr. Ali Akay.