Studentët e Arkitekturës prezantuan punimet nga lënda Projektimi Arkitektonik 1

02/02/2016

Në UBT u organizua ceremonia e prezantimit të punimeve të studentëve të vitit të parë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në lëndën Projektimi Arkitektonik 1.

 

Para profesorit të lëndës, Dr. Lulzim Beqiri dhe asistenteve Mimoza Sylejmani, Rineta Jashari dhe Safete Veliu, punimet e tyre i prezantuan 130 studentë.

 Punimet kanë përfshirë analizat e shtëpive të banimit individual në Kosovë dhe janë hulumtime individuale të studentëve.