Studentët dhe stafi i UBT-së dhurojnë gjak

12/04/2017

Dhjetëra studentë si dhe stafi akademik e administrativ i UBT-së i janë përgjigjur aksionit  “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, organizuar sot në kampusin e UBT-së, në Lipjan.


Aksioni është organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Dozat e gjakut të mbledhur në UBT, do t’i shërbejnë QKUK-së, në raste emergjente të kërkesave për gjak.


Gjatë këtij organizimi gjak kanë mundur të dhurojnë të gjithë ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore, derisa aksioni në fjalë do të vazhdojë në gjitha qendrat e UBT-së në Kosovë.