Studentja Gertë Berisha e angazhuar në Qendrën e Karrierës në UBT

02/05/2019

Studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Gertë Berisha është angazhuar në Qendrën e Karrierës në UBT, me ç’rast ajo ndihmon studentët për qasje në tregun e punës dhe orienton maturantët në karrierë.

 

Gerta tha se përveç që institucioni i ofroi mundësi punësimi, ajo falë UBT-së përfaqësoi Kosovën në Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vjenë, në të cilën marrin pjesë çdo vit ekipe të 400 universiteteve botërore.

 

“UBT është institucion që përkrahë dhe motivon studentët e vet, në mënyrë që ata të arrijnë të plotësojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre, përkrahje e cila vazhdon nga institucioni edhe pas mbarimeve të studimeve”, theksoi ajo.

 

Ajo tha se ndjehet e lumtur që është bërë pjesë e stafit të UBT-së, pasi siç tha, institucioni është më prestigjiozi dhe lider në Kosovë për arsim të lartë.