Studentja Erona Jakaj, arkitekte në zyrën projektuese “Smart Project”

27/06/2019

Erona Jakaj është në mesin e qindra studentëve që është punësuar ende pa përfunduar studimet. Ajo aktualisht është duke vijuar studimet e nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT.

 

Si arkitekte, Erona është duke punuar në zyrën projektuese “Smart Project”, në Prishtinë, ku në kuadër të kësaj kompanie zhvillon projekte të rëndësishme në Kosovë dhe jashtë vendit.

 

Ajo tha se UBT i ka ndihmuar dhe i ka ofruar njohuri për veprimtarinë e saj profesionale, ku tashmë menaxhon gjitha fazat e projekteve nga fillimi e deri në përfundim.

“UBT na ka ofruar shumë mundësi, si në aspektin teorik gjithashtu edhe në aspektin praktik. Njëherësh edhe kemi pasur bashkëpunim në formë të punëtorive të organizuara, si dhe internshipeve në kuadër të fakultetit. Në UBT mësimi zhvillohet me sistemeve inovative e moderne.”, theksoi ajo.

 

Erona përfundoi edhe studimet e nivelit bachelor në UBT, për çka tha se ka qenë zgjedhja më e mirë që ka bërë në jetë.