Studentja Edona Sulejmani punësohet në Radio Campus

16/11/2020

Gazetaria është një prej fushave që studentja Edona Sulejmani kishte zgjedhur të vazhdonte rrugëtimin e saj akademik. Dëshira për të punuar në media bëri që ajo të zgjedhë Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, ku edhe u pasurua me njohuritë dhe përvojën e duhur për të vazhduar rrugëtimin profesional në karrierën e saj.

 

Edona, është punësuar si gazetare në Radio Campus në UBT, ku është duke informuar publikun me më të rejat e fundit nga fusha e teknologjisë e shkencës, e duke mbajtur shoqërinë aktive me informacione nga këto fusha.

 

Ajo ka theksuar se UBT i ka ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar në fushën e medias, duke i ofruar në dispozicion të gjitha pajisjet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin e saj gjatë periudhës së studimeve.

 

“Përveç ligjërimit korrekt dhe të pazëvendësueshëm nga profesorët e UBT-së, UBT më ka ofruar edhe kushte për studime të mirëfillta, që më kanë lehtësuar punën praktike e teorike”, ka thënë Edona.

 

Ajo ka shtuar se UBT është institucion ku njihet profesionalizmi dhe vlerësohet puna dhe angazhimi i secilit student, ndaj edhe kjo e ka bërë më të lehtë zgjedhjen e duhur për studimet akademike.

 

“Veçantia e studimeve në UBT qëndron tek profesionalizmi dhe rëndësia që u kushtohet studentëve të këtij institucioni, ndaj edhe zgjedhja ishte e lehtë për të studiuar në Media dhe Komunikim”, ka potencuar ajo.

 

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, vazhdon të nxjerrë kuadro profesionale për fushën e medias, dhe si i tillë është duke kontribuar në zhvillimin profesional të fushës së medias dhe komunikimit.