Studentja e UBT-së përfituese e bursës për shkëmbim studentor në VHL University of Applied Sciences, në Holandë

bool(false) 29/10/2021

Studentja e nivelit master në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Vesa Zeqiri, është përfituese e bursës për shkëmbim studentor në VHL University of Applied Sciences, në Holandë, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Studimet cilësore, infrastruktura moderne, teknologjia e sofistikuar, trendet e reja të mësimdhënies, si dhe përkushtimi i institucionit ndaj studentëve, kanë bërë që Vesa t’i bashkohet UBT-së, si institucion që do të plotësojë rrugëtimin e saj akademik në karrierën profesionale.

 

“UBT më ka mundësuar të kem hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin tim intelektual, duke më ofruar shërbime profesionale dhe praktikim adekuat të njohurive që kam konform programit të studimeve, dhe ajo që e bën të veçantë studimin në UBT janë kushtet urbanistike dhe akademike që institucioni posedon, të cilat janë në shërbim të studentëve në çdo kohë”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Vesa Zeqiri.

 

Shkëmbimin studentor ajo e sheh si një eksperiencë të re, eksperiencë e cila do t’i ndihmojë asaj të zhvillohet edhe më shumë dhe të njoh kultura të reja në shtetin e Holandës, përmes programit Erasmus+ dhe bashkëpunimit që ka UBT me universitete të tjera.

 

“Arsyeja që kam aplikuar në shkëmbim studentor është se kam dashur t’a sfidoj vetën me një aventurë të re akademike dhe për këtë arsye kam zgjedhur VHL University of Applied Sciences në Holandë që të studioj atje për një semestër”, ka thënë ajo.

 

Përmes programit Erasmus+ dhe bashkëpunimeve të shumta që UBT ka me universitete partnere të këtij programi nga Evropa dhe mbarë bota, shumë studentë të UBT-së kanë përfituar bursa për shkëmbim studentor jashtë vendit, e që kanë marrë shumë njohuri dhe përvoja të cilat më pas i kanë sjell në vendin e tyre.