Studentja e UBT-së, Enta Beselica, përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome

06/12/2021

Studentja e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Enta Beselica, është studentja e radhës e cila është listuar në grupin e përfituesve të bursës për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome, në Itali, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Cilësia akademike, përgatitja profesionale, profesionistët më të mirë të fushave përkatëse në UBT, kanë bërë që Enta të përzgjedh UBT-në për zhvillimin e saj akademik dhe profesional, duke i besuar zhvillimin e saj në karrierë, një institucioni të madh akademik që në qendër të ekosistemit të dijes ka zhvillimin e gjeneratave të reja.

 

“Një ndër të veçantat e studimeve në UBT është përgatitja tejet e lartë profesionale dhe cilësore e personelit akademik e dëshmuar gjeneratë pas gjenerate, si dhe sistemi i avancuar i kombinimit të mësimit teorik me atë praktik”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Enta Beselica.

 

Sipas saj, UBT e ka ndihmuar shumë në zhvillimin e saj dhe përceptimin e ri që i ka dhënë për botën dhe zhvillimin e trendeve të reja nga fusha të ndryshme të jetës, si institucion mbështetës që qëndron prapa saj në rrugëtimin e saj në karrierë.

 

“UBT më ka ofruar mundësi të panumërta, duke pasuruar prapavijën time akademike dhe duke më mbështetur në hapjen e shumë dyerve drejt një të ardhme të suksesshme”, ka thënë Enta.

 

UBT është një nga partnerët e shumtë të programit Erasmus+, program ky i cili bashkërisht me institucionet partnere iu ndihmon studentëve në aspekte të ndryshme, duke iu ofruar edhe shkëmbimin studentor.