Studentja e UBT-së, Emira Halimi punësohet në kompaninë ndërkombëtare “Quipu”

27/09/2018

Studentja e nivelit master në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Emira Halimi është punësuar kompaninë “Quipu”, me seli në Frankfurt të Gjermanisë, kompani kjo e konsulencës dhe zhvillimit të softuerit që ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për bankat dhe institucionet financiare.

 

Kjo kompani është pjesë e bankës ProCredit Group, ku aktualisht funksionon me tetë zyra rajonale anë e mbarë botës.

 

Studentja Halimi ka thënë se falë UBT-së dhe njohurive të fituara ajo ka arritur kyçet në tregun e punës dhe të jetë pjesë e kompanive të mëdha e prestigjioze ndërkombëtare.

 

“Në këtë kompani punoj si inxhiniere e monitorimit, dhe tashmë jam njoftuar me ambientet e punës, me sistemet me të cilat punohet etj. Quipu ofron zgjidhje uniforme për banka ProCredit dhe lehtëson centralizimin e shumë prej veprimtarive të saj”, ka thënë Halimi.

 

Ajo ka theksuar se institucioni i ka mundësuar të ngritet profesionalisht dhe të jetë pjesë e projekteve të shumta që janë zhvilluar në kuadër të institucionit.

 

Në UBT gjendet shkolla më e madhe e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Kosovë dhe rajon, që zhvillohet me standardet më të larta ndërkombëtare, prandaj diploma e UBT-së njihet edhe ndërkombëtarisht.