Studentja Diellza Muzlijaj përfiton nga partneriteti i UBT-së me bankën ProCredit

bool(false) 28/09/2018

Puna praktike për të cilën mori informata nga UBT, u shndërrua në njërën ndër përvojat më të mira jetësore e profesionale për studenten e Fakultetit Juridik, Diellza Muzlijaj.
Ajo tashmë e ka përfunduar praktikën tremujore në ProCredit Bank, dega në Pejë, që i ka shërbyer për njohjen e profesionit të saj në një dimension tjetër, krahas njohjes edhe të një sektori bankar, siç është E-banking.

Për tërë këto njohuri të fituara, Diellza i është falënderuese UBT-së për partneritetin që ka me kompani e ndërmarrje të ndryshme, si dhe për faktin që i vë studentët në dijeni me kërkesat e tregut të punës.
“UBT ka pasur një rol shumë të madh në këtë pjesë dhe e falënderoj për mundësinë që na ka ofruar, pasi që kjo mundësi për praktikë erdhi si rezultat i bashkëpunimit të UBT-së me bankën ProCredit. Po ashtu, aftësitë e mia të treguara gjatë kësaj periudhe janë edhe si rezultat i njohurive që unë i kam fituar gjatë këtyre tri viteve studimi në UBT, e kjo më së miri u vërejt në qasjen dhe adaptimin tim të lehtë në procesin e punës”, vlerësoi ajo.

Porse, kjo përvojë i dha asaj edhe mësim për shumë gjëra për të cilat nuk ka pasur njohuri dhe të cilat tashmë i ka përvetësuar jashtëzakonisht mirë.
“Praktika në ProCredit Bank është njëra ndër përvojat më të mira që kam pasur dhe e cila më ka ndihmuar që të rritem profesionalisht. Kam mësuar se sa e rëndësishme është sjellja ndaj klientëve dhe ndaj stafit ku punojmë .Puna me një staf më të madh më ka bërë të fitoj njohuri nga fusha të ndryshme, të cilat do të më shërbejnë në të ardhmen”, u shpreh Diellza.

Duke qenë studente në vitin e fundit të studimeve, tashmë fokusi i saj është vendosur në kryerjen e praktikave nëpër institucione të ndryshme.
Tashmë ajo menjëherë do të fillojë praktikën në Gjykatën Themelore në Pejë.