UBT në mesin e 60 universiteteve nënshkruese të statutit të BUA-s për regjistrim në organet e BE-së

bool(false) 24/04/2019

UBT ka qenë i vetmi institucion i arsimit të lartë privat nga Kosova që ka përfaqësuar vendin dhe ka marrë pjesë në nënshkrimin e statutit për regjistrimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike në Bashkimin Evropian, si organizatë e institucioneve të arsimit të lartë.

Pjesë e këtij nënshkrimi ishin rektorë të 60 universiteteve nga Ballkani, që ishin edhe pjesëmarrës në  edicionin e pestë të konferencës “BUA 2019”, që u mbajt në Selanik të Greqisë

 

Për të realizuar këtë, u propozuan edhe ndryshimet në statutin e organizatës, në mënyrë që të mundësohej ky proces dhe të rritej efikasiteti i saj.

Në tërë diskutimin e ekspertëve, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dha kontribut përmbajtjesor në ndryshimet statutore.

 

Në përmbyllje të diskutimit, rektorët prezentë të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit nënshkruan Statutin e ri të Asociacionit, i cili u dërgua në Organet e Bashkimin Evropian për regjistrim.

 

UBT është anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike, që po shërben si një platformë për rrjetëzim ndërinstitucional dhe fuqizim të bashkëpunimit ndërkombëtar.