Studentja e UBT-së, Vildane Maliqi finaliste në Konventën vjetore për Industri të Drurit

12/12/2017

 

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Vildane Maliqi ka fituar vendin e dytë në garën studentore për dizajn, në kuadër të Konventës vjetore për Industri të Drurit, në Kosovë.


Studentja Maliqi ka marrë pjesë me projekt, të cilin e ka hartuar në mënyrë kreative ku ka punuar me ide dhe mënyra të reja duke e përdorur edhe drurin si pjesë e punimit.


Ajo ka ideuar një dollap prej druri që mund të shfrytëzohet edhe si tavolinë, koncept ky i cili përbëhet nga dizajn atraktiv dhe njëherësh është shumë stabil. Punimi i saj është ekspozuar gjatë edicionit të dytë të konventës në hotel “Emerald”, dhe ka hyrë në rrethin e ngushtë të punimeve më të mira.


“Qëllimi i këtij punimi prej druri është të ofrohet një mundësi e re, që nënkupton se sot pajisjet e shtëpisë mund të shfrytëzohen për disa punë si rezultat i veçorive që kanë”, ka thënë Maliqi.


Tematika e Konventës ka qenë “Përpunimi i drurit në fokus me trendët, teknologjia dhe mjedisi i biznesit”, teksa punimet kanë zgjatur për gjatë dy ditëve ku ka përfshirë forumet për biznes, forumi për çështje të konkurrueshmërisë, si dhe paneli i zhvillimit të fuqisë punëtore.