Studentja e MBE-së, Elirjeta Beka punësohet në UBT

03/06/2019

Studentja e Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, Elirjeta Beka, tashmë është bërë pjesë e stafit të UBT-së, konkretisht është punësuar si koordinatore e programit të Infermierisë.

Ajo dhe dhjetëra studentë të tjerë përfituan mundësinë të punësohen përbrenda institucionit, dhe veç tjerash, do të përfitojnë shumë në aspektin profesional.

 

“Gjatë këtyre tri viteve si studente në UBT kam mësuar shumë për sa i përket profesionit tim, ndërkaq ajo që më së shumti e bën UBT-në të veçantë është mënyra se si ligjërohet. Unë përveç hard skills kam mësuar edhe soft skills të cilat më kanë ndihmuar shumë në tregun e punës”, theksoi Elirjeta.

 

Tutje, ajo tha se UBT është një ndër institucionet e vetme në vend që përkrahë studentët e vetë dhe i ofron mundësinë të punojnë përkrahë njerëzve profesional.

 

“UBT veçohet edhe për nga mundësitë që i ofron dhe mbështetjen që i jep të rinjve, konkretisht studenteve të vet”, tha ajo.

 

Elirjeta paraprakisht ka vijuar edhe praktika profesionale në institucione të ndryshme, si dhe është anëtare e Këshillit Studentor në UBT.