Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Anita Ymeri është punësuar në cilësinë e asistentes dhe koordinatores së Fakultetit në UBT

13/11/2023

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Anita Ymeri është punësuar në cilësinë e asistentes dhe koordinatores së Fakultetit në UBT, ku angazhohet për mbështetjen e studentëve në zhvillimin e tyre akademik, udhëzimin në projektet e tyre dhe koordinimin e lëndëve në nivelin bachelor.

Studentja Anita Ymeri thekson se UBT dallon nga institucionet e tjera arsimore pwr përqasjen e tyre praktike dhe fokusimin e vazhdueshëm në projekte inovative. Kjo ka sjellë një përvojë të pasur dhe shumëdimensionale për të gjithë studentët, duke i përgatitur ata për sfidat reale të botës profesionale.

“Studimet e veçanta në UBT shquhen për cilësinë e arsimit dhe lidhjen me botën reale. Përqasja praktike dhe fokusi në projekte inovative ofrojnë një përvojë shumëdimensionale. Personalisht, historia ime e suksesit fillon me këtë qasje të shkëlqyer, duke më mundësuar zhvillimin e aftësive praktike në arkitekturë dhe planifikim hapësinor. Kjo më ka ndihmuar jo vetëm në studime, por edhe tani si pjesë e botës profesionale”, ka thënë Ymeri.