Studenti Lumbardh Elshani përftues i bursës së studimeve në Portugali

04/03/2020

Lumbardh Elshani është student i UBT-së, i cili ka jetësuar ëndrrën e tij për të vazhduar studimet në një nga universitetet më të mira dhe të njohura në botë.

 

Ai ka përfituar bursë për të vazhduar studimet në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Portugali, teksa do të marrë njohuri profesionale në institucionin më të njohur në fushën e IT-së.

 

Deri më sot në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Portugali, kanë përfituar bursa studimi shumë studentë të UBT-së, të cilët përveç që do të njihen me vendin dhe kulturën, ata kanë mundësinë e punësimit në institucione dhe kompani ndërkombëtare.