Studenti Liridon Llozani punësohet në Radio Televizionin Dukagjini

03/12/2020

Liridon Llozani është student i vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim. Njohuritë e fituara përgjatë studimeve dhe puna e tij intensive, atij i janë shpërblyer me punësim në “Radio Televizionin Dukagjini”, pas më shumë se dy muajve të kaluar si praktikant.

Ai aktualisht është i punësuar si gazetar në deskun informativ, me ç’rast po i mbulon ngjarjet politike, me fokus politikën e brendshme.

 

Liridoni theksoi se shndërrimi i pasionit në profesion është gjëja më e mirë që mund të ndodh në rrugëtimin tuaj drejt një karrierë të suksesshme.

 

“Studimet në Kolegjin UBT padyshim kanë ndikuar që pasionin për gazetarinë ta kthej në profesion. Programi Media dhe Komunikim është i përgjithësuar por që për 3 vjet studime bachelor ju tashmë jeni të gatshëm të njihni secilën fazë, mënyrë e formë të prodhimit të lajmit. Prandaj profilizimi bëhet shumë më i lehtë”, vlerësoi ai.

 

Programi Media dhe Komunikim në nivelin bachelor në UBT, synon të japë informacione të gjera mbi parimet dhe standardet akademike e praktike, duke u ndihmuar studentëve të fokusohen në qëllimet akademike, të sistemohen në tregun e punës si dhe të vlerësojnë eksperiencat e zhvilluara.