Studenti i UBT-së, Muhamet Azizi themelues i “M Real Estate”

23/08/2023
Njihuni me Muhamet Azizin, CEO i “M Real Estate”, dhe një student i dalluar i programit tonë Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë!
“Programi Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë më ndihmoi shumë në zhvillimin tim profesional në industrinë e patundshmërive. Mësimet praktike dhe të kuptueshme, si dhe aktivitetet e kryera gjatë studimeve të mia, ishin kyçe në formësimin e karrierës sime. Tani, si CEO e shoh vlerën e vërtetë të arsimimit tim”, ka thënë Muhameti.
Bashkohuni me programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë dhe hapni rrugën tuaj drejt suksesit në industrinë më profitabile!