Studenti i UBT-së, Lirim Shabani i punësuar në Kompaninë e Derivateve “Shell”

21/01/2019

Lirim Shabani ka vazhduar studimet e nivelit master në UBT, në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, i cili më pas është punësuar në kompaninë ndërkombëtare të derivateve “Shell”, kompani që operon edhe në Kosovë.

 

Ai mbanë pozitën e inxhinierit të teknologjisë informative dhe konkretisht merret me administrimin e sistemit, duke përfshirë menaxhimin e sistemeve, të rrjetit, kontrollimin e sistemit dhe 120 pajisjeve fiskale etj.

 

Me theks të veçantë, studenti Shabani tha se dija që e fitoi gjatë studimet në UBT dhe përvojat e marra përgjatë dy viteve nga institucioni, i mundësuan atij të punësohet në këtë kompani ndërkombëtare.

 

“Vlerësoj shumë faktin që jam pjesë e UBT-së, për shkak se UBT më ofroi studime cilësore dhe i ndihmoi shumë në ngritje profesionale”, potencoi ai.

 

Po ashtu, tha se UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë që shërben edhe si urë lidhëse me industrinë apo tregun vendor të punës.