Studenti i UBT-së, i punësuar në Nartel Construction & Design

20/05/2019

Studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, Arxhent Jakupi është duke punuar si asistent i inxhinierit kryesor në kompaninë “Nartel Construction & Design”.

Në këtë kompani ndërtimore ai merret me projektimin e planeve të strukturës e arkitekturës, si edhe detajeve.

 

Arxhenti tha arritja deri tek punësimi është përcjellë me punë intensive, por, sipas tij, tash investimi është i kthyer sepse ka arritur të punësohet në profesionin për të cilin edhe ka studiuar.

“Falë angazhimit tim kam arritur këtu ku jam, ndërsa UBT mund të them që ka qenë udhërrëfyesi për të ardhmen, e njohuritë që kam fituar në UBT gjatë studimeve, kanë qenë themelore dhe shpresë se në një të ardhme të afërt mund të arrij suksesin e dëshiruar, gjë që edhe ka ndodhur”, u shpreh ai.

 

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, është program i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, dhe është ndër fakultetet më të suksesshme në rajon në përgatitjen e inxhinierëve të ardhshëm.