Studenti i UBT-së, finalist në Garën Studentore për Dizajn

10/12/2018

Studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala ka qenë finalist në Garën Studentore për Dizajn, e cila u organizua nga MDA, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, USAID-in dhe Ambasadën e Suedisë në Kosovë.

 

Si një student jashtëzakonisht aktiv, me pjesëmarrje edhe nëpër gara e konferenca ndërkombëtare për arkitekturë, Benarti nuk e lëshoi këtë mundësi për të paraqitur idetë e tij unike mbi konceptin e tij për arkitekturën moderne, me të cilën edhe arriti të hyjë në listën e finalistëve.

 

Pjesë e kësaj gare kanë qenë gjithsej 40 të rinj, të cilët përmes projekteve të tyre dhanë ide mbi transformimin e disa pajisjeve që përdoren nga njerëzit në baza ditore, duke pasur si lëndë drurin