Studenti i UBT-së Fatbardh Kabashi, zgjedhet ambasador i ri i Evropës në garën “Become a Young European Ambassador”

01/09/2020

Studenti i Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Fatbardh Kabashi është zgjedhur ambasador i ri i Evropës për tri vitet e ardhshme, në nismën që Bashkimi Evropian mori për të bashkuar të rinjtë nga Evropa në garën “Become a Young European Ambassador”.

 

Pjesë e garës ishin rreth 300 kandidatë nga 6 vende të Ballkanit, ku prej tyre u zgjodhën 30 ambasadorë, në mesin e tyre edhe studenti i UBT-së, Fatbardh Kabashi, i cili do të përfaqësojë Kosovën, me qëllim që zëri i të rinjëve kosovar të dëgjohet në vendet e Evropës.

 

Kabashi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur në veçanti UBT-në për mbështetjen që i ka dhënë në rrugëtimin e tij profesional.

 

“Falënderoj UBT që gjithmonë më ka dhënë mbështetjen e pakursyeshme, mua dhe secilit student, në rrugëtimin akademik, në përpjekjen për të arritur sukseset që kam synuar. Do mundohem që të jem zëri i të gjithë të rinjëve të Kosovës për shqetësimet, kërkesat dhe interesat që ne si rini kemi.”, ka thënë Kabashi.

 

Studentët e UBT-së vazhdimisht janë duke treguar suksese në fusha të ndryshme, duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin që UBT ka në rrugën për të nxjerrë ekspertë dhe kuadro profesionale.