Studenti i UBT-së, Fatbardh Kabashi do të përfaqësojë Kosovën në garën e BE-së

11/08/2020

Studenti i Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Fatbardh Kabashi synon të bëhet ambasador i ri i Evropës, falë nismës së BE-së për të bashkuar të rinjtë nga Evropa në garën “Become a Young European Ambassador”.

 

Gara ka mbledhur kandidatë nga 6 vende të Ballkanit, teksa Fatbardhi do të përfaqësojë Kosovën me qëllim të kontribuoj që zëri i të rinjve vendas të dëgjohet nga vendet e Evropës.

 

Fatbardhi theksoi se pjesë e garës do të jenë rreth 300 kandidatë, ndërkaq do të përzgjidhen 30 ambasadorë dhe 30 atashe, ku nëpërmjet kësaj nisme të përfaqësohen vlerat e Bashkimit Evropian, si dhe promovohen mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.

 

“Përzgjedhja e ambasadorëve do të bëhet nga numri i votave, pra është është një numër i kufizuar, por për ta parë edhe Kosovën të përfaqësuar në mënyrë sa më të fuqishme, nevojitet përkrahja me numër sa më të madh të votave”, tha studenti i UBT-së, Fatbardh Kabashi.

 

Stafi dhe studentët që duan të kontribuojnë që Fatbardhi të përfaqësojë Kosovën në BE, votimi bëhet online, në www.webalkans.eu/voting/fatbardh-kabashi/, duhet të regjistroheni me e-mail, më pas bëhet verifikimi me anë të e-mail, teksa në fund përzgjidhet kandidati për t’u votuar.