Studenti i UBT-së, Ermal Osaj i angazhuar në kompani të ndërtimit

28/06/2017

Studenti i UBT-së në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Ermal Osaj, i cili tashmë është duke përfunduar suksesshëm studimet themelore në këtë drejtim, është punësuar në kompaninë e ndërtimit  “R&RUKOLLI”.


Aktualisht në këtë firmë ai mban pozitën e udhëheqësit të punimeve në ndërtimin e komplekseve afariste-banesore tek lagjja Mati I.

Studenti Osaj ka thënë se po fiton përvojë profesionale me aktivitetin që ushtron dhe, sipas tij, meritat për këtë janë të UBT-së.


“UBT i përgatit studentët gjithmonë për tregun e punës. Studentët e UBT-së përfitojnë njohuri të shumta, si nga ana teorike gjithashtu edhe në anën praktike. Ky institucion i ofron studentëve kushte, kualitet në punës dhe programe akademike”, ka thënë Osaj.


Paraprakisht, studenti i UBT-së Ermal Osaj ka qenë i punësuar edhe në kompaninë e ndërtimit “Al Trade”, ku është marrë me  shumë projekte. Ai kryesisht ka qenë i angazhuar në projektin si atë për trajtimin e ujërave në Shkabaj, projekt sipas të cilit është udhëhequr nga kompania e njohur “Strabag AG”.


Ai ka thënë se kompania në të cilin aktualisht punon, ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar me UBT-në, në mënyrë që studentët e drejtimeve përkatëse të vizitojnë punimet që realizon “R&RUKOLLI”, në mënyrë që të praktikojnë anën teorike.