Studenti i UBT-së, Atdhe Buja në programin trajnues pesëmujor në Japoni

08/12/2015

Atdhe Buja, student në UBT në nivelin master, po merr pjesë në një program trajnues pesëmujor në Japoni.


Trajnimi është ofruar në kuadër të programit zhvillimi i asistencës nga qeveria japoneze, në JICA Okinawa International Center të Japonisë. Trajnimi ka të bëjë me CIO “ICT for the improvement of government capacity and services: information system, security, and strategy (C)”, i ofruar për Qeverinë e Republikës së Kosovës, respektivisht Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit.


Në këtë program marrin pjesë përfaqësues nga shtetet si Namibia, Botsuana, Ruanda, Iraku, Kosova, Palau e të tjerë.


Ky program është i dizajnuar për qeveritë dhe për organizatat qeveritare që përdorin ICT për ofrimin e shërbimeve. Ky trajnim synon të arrijë që secili pjesëmarrës të jetë i aftë në udhëheqjen, zhvillimin e strategjisë së TIK-ut dhe zgjerimit të biznes proceseve.

 

Gjatë këtij trajnimi zhvillohen edhe aktivitetet të tjera si festivali ndërkombëtar, prezantimet e kulturës së shteteve pjesëmarrëse.

 

Republika e Kosovës është duke u përfaqësuar denjësisht nga z. Buja, i cili ka prezantuar vendin në të gjitha këto aktivitete.