Studenti i Arkitekturës, Mergim Kukaj, i punësuar në kompaninë “Al Trade”

18/03/2019

Mergim Kukaj ka studiuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, dhe tashmë është punësuar në kompaninë e ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, “Al Trade”, në Prishtinë.   Përveç që mban pozitën e arkitektit, studenti Kukaj mbikëqyrë objekte të ndryshme dhe menaxhon projekte e plane të shumta banesore.   “UBT më ka ofruar mundësi të shumta, sidomos praktikën që e kemi mbajtur në vitin e fundit të studimeve, ku falë kësaj praktike unë fitova mundësinë të punësohem në këtë kompani”, theksoi ai.   Tutje, ai tha se veçori e UBT-së është se realizon me përpikëri pjesën e punës praktike, teksa shtoi se institucioni organizon edhe trajnime e konferenca të shumta që janë në dobi të studentëve të vet. Gjithashtu, ai potencoi se UBT mban çdo vit Akademinë Verore të Fakultetit të Arkitekturës, në të cilën pjesëmarrësit kanë mundësinë të marrin përvoja profesionale nga arkitektë vendorë dhe ndërkombëtarë.