Studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Ardi Gashi ka përfunduar suksesshëm shkëmbimin studentor në Dessau DIA Hochschule Anhalt në Gjermani

13/03/2024

Ardi Gashi, student i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ka përfunduar suksesshëm shkëmbimin studentor në Dessau DIA Hochschule Anhalt në Gjermani.

Shkëmbimi studentor në Dessau, i ka dhënë mundësinë të njoh kulturën dhe arkitekturën e Gjermanisë, si dhe i ka ndihmuar të kuptoj perspektiva të reja në arkitekturë.  Duke punuar në projekte të përbashkëta me studentë të tjerë dhe profesorë, ai ka zhvilluar aftësi të rëndësishme profesionale, për suksesin e tij në karrierë.

“UBT më ka ofruar platformën më të mirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme në fushën e arkitekturës. Në UBT, kam arritur të kuptoj dhe të vlerësoj çdo aspekt të arkitekturës, duke filluar nga themelimi i dizajnit deri te konceptet më komplekse të urbanizmit dhe teknologjisë së ndërtimeve”, ka thënë mes tjerash studenti Ardi Gashi.

Përveç ndjekjes së leksioneve, njohjes me studentë nga vende të tjera dhe përfitimit të eksperiencave studentore, ai ka qenë në gjendje të udhëtojë duke zgjeruar perspektivën ndërkombëtare.