Studenti Çlirim Qeriqi është punësuar në IndeksOnline

07/12/2018

Çlirim Qeriqi është student i vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim, i cili tashmë është i punësuar si gazetar në portalin IndeksOnline.

 

Çlirimi iu bashkua IndeksOnline disa muaj më parë si praktikant, falë bashkëpunimit mes UBT-së dhe IndeksOnline, që të dërgojnë studentë për praktikë me mundësi punësimi.

Pas një rezultati tejet të mirë, puna e tij është pëlqyer nga redaksia, të cilët edhe e angazhuan si gazetar të rregullt.

“Studimet dhe njohuritë që kam marrë në UBT më kanë ndihmuar shumë. Gjërat që i kam mësuar në studime po i zbatoj vazhdimisht edhe në praktikë”, tha ai.

 

Çlirimi është vetëm një nga studentët e shumtë të Fakultetit Media dhe Komunikim, që janë punësuar edhe po e japin kontributin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.