Studenti Benart Shala, pjesë e garës për arkitekturë në platformën sllovene FutureArchitecture  – Votimi i hapur

bool(false) 08/01/2020

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala, me projektin e tij, “Mapping of the Obscurity”, përsëri është bërë pjesë e më shumë se 100 arkitektëve të rinj nga e mbarë bota, të cilët po marrin pjesë në garën e organizuar nga Future Achitecture Platform.

 

Ideja e projektit është sesi arti dhe arkitektura e epokave të ndryshme perceptohet dhe përjetohet ndryshe nëpër hapësira. Pra, konkretisht mesazhi i kësaj ngjarjeje është të bëhet një eksperiment se si mund të përpiqemi të përcaktojmë hapësira të panjohura arkitekturore, me shtimin e qasjeve të ndryshme. Mapping of obscurity është krijuar nga vetë studenti Benart Shala dhe grupit shoqërues. “Vendi jonë nuk mundëson shumë hapësirë për të shfaqur kreativitetin dhe aftësinë në këtë lëmi, por me dedikim dhe me ndihmën e grupit  arrita ta ekspozoj atë dhe jashtë vendit”, theksoi Benarti.

 

Future Architecture Platform prezanton dhe feston inovacionin, eksperimentimin dhe idetë e një brezi që do të dizajnojë arkitekturën dhe do të ndërtojë qytetet e Evropës në vitet në vijim. Kjo platformë promovon inovacionin, arkitekturën, kulturën, njohurinë dhe kapitalin social evropian, përmes një platforme të përbashkët.

 

Ju mund të votoni për projektin e Benartit duke klikuar në opsionin “I like this”, që gjendet në linkun: http://futurearchitectureplatform.org/projects/70836025-80be-4743-8aec-7a42d02e8879/?fbclid=IëAR2d5xSdmGbQMVJdiM9ZbqoVFzGËYYËcëXd2X1HNxËlEZ4O5xfAxQG6Jl64